Drenica Futsal ka zyrtarizuar transferimin e portierit Berat Jakupi. Ish-portieri i FC Shkupi tashmë do të jetë pjesë e skuadrës kosovare, duke forcuar repartin e portës në synimin për objektivat sezonalë.

Me këtë lëvizje, Drenica Futsal përfiton një gardian me përvojë, ndërsa Jakupi nis një sfidë të re në karrierën e tij.

