Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

Real Madrid ka siguruar biletën për çerekfinalet e Ligës së Kampioneve pasi ka mundur me penallti Atletikon pas një ndeshje shumë të tensionuar.

Ndeshja nisi me golin e Atletikos që në sekondat e parë, duke vendosur baraspeshën në kualifikuese. Por më pas të dy skuadrat për 120 minuta nuk gjetën më rrugën e rrjetës, me Vinicius i cili edhe shpërdori një penallti.

Ndaj u deshën gjuajtjet e penalltive për të përcaktuar fituesin, me Realin i cili në fund triumfoi 4-2 për të siguruar kalimin në raundin tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close