Man. Siti ofron 80 mln euro për mesfushorin francez te Real Madridi

Mançester Siti ka shtuar mesfushorin e Real Madrid, Eduardo Kamavinga-n në listën e objektivave të merkatos së verës.

Agjencia e Kamavinga-s, “CAA Stellar”, thuhet se ka lidhje të forta me Man. Sitin, por lojtari ende nuk ka vendosur nëse dëshiron të largohet nga “Los Blankos” në fund të sezonit.

Kontrata aktuale e francezit me Real Madrid zgjat deri në vitin 2029 dhe kostoja e kartonit të tij mund të shkojë deri në 80 milionë euro. Një shumë që mund ta bind Realin që ta shesë.

Gjithsesi, shumë klube thuhet se janë të interesuara për nënshkrimin e mesfushorit 22-vjeçar, që këtë sezon është sakrifikuar shpesh nga trajneri Ançeloti, duke luajtur në mbrojtje.

Duket se Kamavinga është në planet e trajnerit Pep Guardiola, që po rinovon skuadrës pas dështimit të këtij sezoni. Ai e konsideron të përshtatshëm, por vështirë se Real do të heqë dorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close