Skuadra e Man. Sitit po përballet me rezultate tejet negative në sezonin 2024/25.

Dhe tashmë, klubi nga Premier Liga ka filluar të mendojë për afatin kalimtar të verës, por fillimisht është duke u munduar ta “pastrojë” skuadrën.
Siç raporton “Daily Star”, tre lojtarët e parë që priten të largohen nga “Etihad” janë: Xhek Grilish, Bernardo Silva dhe Kevin De Brujne.
Përveç kësaj tresheje, nga Man. Siti mund të largohet edhe trajneri Pep Guardiola. Kujtojmë se këtë sezon, Man. Siti është në garë vetëm për titullin e FA Cup-ës./Indeksonline/

