Gjyqtarja kosovare do të drejtojë ndeshjen e Ligës së Kombeve

UEFA ka deleguar Rita Vehapin, si gjyqtare kryesore për të ndarë drejtësinë në ndeshjen kualifikuese të Ligës së Kombeve në kategorinë e vajzave, Luksemburg – Kazakistan.

Në ndeshjen që do të zhvillohet në stadiumin “Emile Matrish” në Esch-sur-Alzette, gjyqtarën Vehapi do ta asistojnë Lumturije Muhadri dhe Fitore Govori, ndërsa gjyqtarja e katërt do të jetë Festin Koxha. Kjo ndeshje do të zhvillohet të premten, më 21 shkurt, me fillim në orën 19:30./Kosovapress/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close