Edhe pse Man. Siti u eliminua shumë herët nga Liga e Kampionëve, trajneri Pep Guardiola nuk dorëzohet në lidhje me të ardhmen e tij. Në një intervistë për “Movistar+”, Guardiola hodhi poshtë çdo dyshim për qëndrimin e tij te “qytetarët”, duke komentuar me vendosmëri.

“Dua të vazhdoj te Man. Siti. Po, nuk kam asnjë dyshim për këtë gjë!”
Gjithsesi, ai pranoi se fillimisht skuadra e tij duhet të kualifikohet për në Champions sezonin tjetër.
“Për të fituar Ligën e Kampionëve duhet së pari të kualifikoheni dhe më pas të kaloni të gjithë procesin. Ne kemi pasur fatin të marrim pjesë në këtë garë për shumë vite, ta fitojmë një herë dhe të arrijmë në finale. Këtë vit nuk ishim aq afër, do të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, tha Guardiola.
Guardiola tha se lojtarët e tij kanë 13 ndeshje në Premier Ligë për të treguar se mund të jenë pjesë e një ekipi me pamje të re.
Omar Marmoush, Abdukodir Kusanov dhe Niko Gonzalez ishin startues në “Bernabeu” dhe Vitor Reis gjithashtu mbërriti në janar, pasi rënia alarmante e kampionëve të Premier Ligës i detyroi ata të fillonin një rindërtim që Guardiola e kishte shtyrë verën e kaluar.
Me Kevin De Brujne që i skadon kontrata në verë dhe Illkaj Gundogan që po lufton pas kthimit nga Barcelona, Siti mund të duhet të marrë vendime të vështira për disa nga lojtarët e tyre më tërëndësishëm.
“Ne kemi kohë për të menduar për këtë. Tani është e lehtë të thuhet, por nuk është çështja. Humbja 2-3 në shtëpi ishte e vështirë për t’u gëlltitur. Me kalimin e kohës, skuadra dhe klubi do të pranojnë atë që është dhe ne kemi 13 ndeshje në Premier Ligë për të provuar të jemi këtu sezonin e ardhshëm. Asgjë nuk është e përjetshme”, ka thënë Guardiola.
Ai shtoi se një cikël i ri tashmë ka nisur në “Etihad”
“Pak, po, ne kemi filluar ta bëjmë atë. Gjërat nuk janë të përjetshme, ka lojtarë që kanë një moshë,” tha mes tjerash trajneri spanjoll.

