Zbulohet arsyeja e vërtetë pse kapiteni i Liverpullit nuk mban mbiemrin në fanellë

Është zbuluar arsyeja e vërtetë pse kapiteni i Liverpullit, Virxhil van Dajk, nuk e mban mbiemrin e tij në pjesën e pasme të fanellës, dhe është zemërthyese. Pasi ka kaluar shtatë vjet në Liverpull, holandezi është një nga lojtarët me shërbimin më të gjatë në skuadrën e Slot, duke bërë mbi 300 paraqitje për “The Reds”.

Një gjë që u ka rënë në sy tifozëve gjatë kësaj kohe, është vendimi i holandezit për të printuar emrin e tij të parë në pjesën e pasme të fanellës së Liverpullit, në vend të mbiemrit të tij siç bëhet zakonisht nga futbollistët. Por një anëtar i ngushtë i familjes ka folur më parë për të treguar se arsyeja pse Van Dajk vendosi të heqë emrin e tij të dytë për shkak të marrëdhënies me të atin.

Duke folur për “The Sun” në vitin 2018, xhaxhai i tij Steven Fo Sieuv tha: “Babai i tij u nda me nënën dhe tre fëmijët, përfshirë Virxhillin. E vërteta është se babai i tij nuk ishte pranë për kaq shumë vite të rëndësishme, dhe është nëna e tij, ajo që është heroi i vërtetë i kësaj historie. Nuk e heq emrin e babait nga fanella pa arsye dhe Virxhil e ka bërë shumë të qartë se si ndihet”, ka potencuar më tej ai.

Edhe pse arsyetimi i kapitenit të Liverpullit për heqjen e mbiemrit të babait të tij nga fanella është vërtet i trishtuar, ai nuk e ka lejuar atë të ndikojë në paraqitjet e tij në fushë, pasi ka vazhduar të shijojë një karrierë të shkëlqyer me “The Reds”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close