FC Shkupi nuk arrin ta zhbllokoj merkaton, mbeten pa i regjistruar përforcimet e reja 

Shkupi ka mbetur pa i regjistruar futbollistët e rinj që i transferoj në merkaton e janarit. Kjo për shkak se nuk ka arritur ta zhbllokoj merkaton në FIFA edhe përkrahë shlyerjes së borxheve. 

Njoftimi i FC Shkupit: 

FC Shkupi dëshiron të informojë tifozët dhe opinionin e gjerë se, për shkak të disa pengesave burokratike, nuk kemi arritur të zhbllokojmë merkaton e klubit, pavarësisht shlyerjes së të gjitha borxheve.

Si pasojë, klubi nuk do të mund të regjistrojë lojtarët e afruar gjatë kësaj periudhe. Megjithatë, me ekipin dhe fondin aktual të lojtarëve që kemi në radhët tona, duke shtuar këtu edhe lojtarët e afruar së fundmi nga akademia, jemi të bindur se do t’i arrijmë objektivat kryesore për pjesën pranverore të sezonit.

Falënderojmë të gjithë tifozët për mbështetjen e vazhdueshme dhe jemi të përkushtuar për të dhënë maksimumin në çdo ndeshje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close