FC Shkupi mbetet pa përforcime, nuk arriti të zhbllokojë merkaton 

FC Shkupi ka konfirmuar se nuk do të mund të regjistrojë lojtarët e rinj të afruar gjatë kësaj periudhe, për shkak të pengesave burokratike, pavarësisht se klubi ka shlyer të gjitha borxhet.

Në një komunikatë zyrtare, klubi shprehet se do të vazhdojë sezonin me grupin aktual të lojtarëve dhe me disa prurje nga akademia, duke besuar se mund të arrijë objektivat për pjesën pranverore të kampionatit.

Ky zhvillim përbën një goditje për skuadrën, e cila synonte të përforcohej për fazën vendimtare të sezonit. Megjithatë, Shkupi siguron tifozët se do të japë maksimumin në çdo ndeshje dhe falënderon mbështetësit për përkrahjen e vazhdueshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close