Konfirmohet mungesa e Gavit ndaj Valencias

Gavi do ti mungojë Barcelonës në ndeshjen e nesërme ndja Valencias, në Kupën e Spanjës.

Lajmin e ka konfirmuar trajneri i skuadrës katalanase, Hansi Flick, gjatë konferencës për media.

“Gavi do të jetë jashtë, kështu thotë protokolli. Goditja që ai mori ishte e vështirë”, ka deklaruar Flick.

20-vjeçari morri një goditje në kokë në ndeshjen e zhvilluar në fundjavë ndaj Alavesit, ku u largua nga fusha vetëm 14 minuta pas fillimit.

Mesfushori spanjoll menjëherë u dërgua në spital, për të bërë teste mjekësore, edhe pse ishte i vetëdijshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close