Mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë , Ardian Ismajli po tregon një formë fantastike me Empolin në Serinë A. Ai dëshmoi aftësitë edhe njëherë tjetër, në ndeshjen kundër Juventusit.

Për aq kohë sa ishte një lojë, e futi “në xhep” Kolo Muanin dhe nuk mund të bënte asgjë. Por në momentin që Ismajli u largua për një dëmtim atëherë Juventusi mori një fitore me përmbysje.
Eksperti i merkatos, Niko Shkira shkruan se Gallatasarai është i interesuar për shërbimet e mbrojtësit kuqezi, kontrata e të cilit skadon në qershor me Empolin.

