Tregu i transferimeve ka hyrë në një fazë të re me hapjen e dritareve të transferimeve në ligat kryesore evropiane. Kjo periudhë, e cila është një nga momentet më të ngrohta të vitit për tifozët dhe klubet, u nis në janar dhe do të mbyllet sot (3 shkurt).

Afati kalimtar i transferimeve dimërore në Premier Ligë u hap zyrtarisht të mërkurën, 1 janar, dhe do të mbyllet të hënën, 3 shkurt, në orën 24:00. Kjo periudhë është një mundësi e rëndësishme për klubet angleze për të përforcuar skuadrat e tyre për pjesën e dytë të sezonit.Edhe pse data tradicionale e mbylljes së tregut është 31 janari, ky vit është një përjashtim.
Meqenëse 31 janari bie në një të premte, ligat evropiane kanë rënë dakord të zgjasin afatin deri të hënën, 3 shkurt, për të lejuar më shumë kohë për negociata.
Në Spanjë, afati kalimtar i transferimeve u hap të enjten, 2 janar, dhe do të mbyllet në orën sot në orën 24:00 ashtu si në Premier Ligë.
Në Itali, afati kalimtar i transferimeve dimërore në Serie A u hap të enjten, 2 janar, dhe do të mbyllet të hënën, 3 shkurt, në orën 20:00.
Bundesliga, kampionati gjerman, u hap përsëri për transferime të mërkurën, 1 janar, dhe do të mbyllet sot në orën 18:00.
Në Francë, Ligue 1, hapi dritaren e saj të transferimeve të mërkurën, 1 janar, dhe do ta mbyllë të hënën, 3 shkurt, në orën 23:00 .

