Mesfushori shqiptar Agon Elezi ka pësuar një dëmtim në ndeshjen e xhiros së 20-të të elitës kroate mes HNK Goricës dhe Istras (0:0). Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, i cili luan si huazim nga klubi gjerman Bochum, u detyrua të largohet nga fusha në minutën e 31-të, duke shfaqur dhimbje të forta.

Ekzaminimet e para nuk tregojnë ndonjë këputje të muskulit, ndërsa dyshohet për një zgjatje muskulore. Megjithatë, për një diagnozë më të saktë, Elezi do t’i nënshtrohet analizave shtesë të hënën, kur do të përcaktohet natyra e saktë e dëmtimit dhe koha e rikuperimit.

