Ndryshim drastik, Xhordan Henderson nuk largohet nga Ajaksi

Mesfushori i Kombëtares së Anglisë, Jordan Henderson, duket se nuk do të largohet nga Ajaxi gjatë merkatos së janarit. Vetëm pak orë para se Ajaxi të luante ndaj Galatasarayt në UEFA Europa League, dolën lajmet se Hendo ka arritur marrëveshje me Monacon, shkruan Indeksonline

Kishte shumë reagime nga tifozët e klubit holandez dhe siç raportohet tashmë Henderson i ka ra pishman. Ai do të vazhdojë të luajë te skuadra e Ajaxit.

Ish-lojtari i Liverpoolit këtë tërheqje mbrapa e bëri për shkak se tifozët e panë si tradhëti, sidomos para derbit të së dieles kundër Feyenoordit. Henderson ishte transferuar gjatë janarit të vitit të kaluar nga klubi arab, Al-Ettifaq./Indeksonline/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close