Sulmuesi i Bajernit përshëndetet me tifozët pas fitores në Ligën e Kampoionëve

Sulmuesi francez Mathys Tel duket se ka luajtur mbrëmë ndeshjen e tij të fundit me fanellën e Bayern Munich. Ai ka vendosur të largohet nga bavarezët në merkaton e janarit edhe pse ka një kontratë deri në vitin 2029.

Me vetëm 8 ndeshje të luajtura në kampionat këtë sezon, 19-vjeçari ka hequr dorë nga lufta për një vend në skuadrën e Vincent Kompany. Pas ndeshjes së fituar dje 3-1 ndaj Slovan Bratislava, lojtari iu afrua tifozëve në “Allianz Arena”, duke duartrokitur dhe përshëndetur ata.

Një sinjal lamtumirë nga ana e Tel, që kërkon një aventurë të re. Ekipet e  Arsenal dhe Tottenham në Premier League po e kërkojnë me ngulm sulmuesin-anësor, që është në sezonin e tij të tretë në Mynih.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close