“Të harrojmë humbjen në Zagreb, të reagojmë menjëherë në derbi”

Milan e mund 2-1 në Kroaci nga Dinamo Zagreb në ndeshjen e fundit në Ligën e Kampionëve, humbje që u kushtoi kualifikimin direkt në “Top-8” skuadrat më të mira.

Në këtë ndeshje, portieri i Milanit, Majk Mainjan, mbante edhe shiritin e kapitenit.

“Ne bëmë një gabim. Është një ndeshje për t’u harruar dhe ne duhet të kishim bërë më mirë. Morali është padyshim i ulët, por ne kemi mundësi të reagojmë menjëherë duke pasur parasysh ndeshjen që na pret, derbion ndaj Inter. Ne nuk mund të dorëzohemi, ne jemi Milani!, tha mes tjerash Manjan.

Tifozët dhe të gjithë presin një rikthim nga ana e kuqezinjve.

 “Ne donim të bënim më mirë në këtë ndeshje por nuk ka kuptim të dorëzohemi. Nuk duhet të heqim dorë,” tha mes tjerash portieri i Milanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close