Enis Bardhi përgatitet intenzivisht për sfidën e dytë në fanellën e skuadrës turke të Bodrumsporit. Në prononcimin e parë për mediat te skuadra turke, reprezentuesi i Maqedonisë potencoi se do të jap maksimumin për përballjen me Konjasporit, një duel që mund të vendos shumë në garën për mbijetesë në Superligën e Turqisë.

“Dua të falënderoj të gjithë në klub që besuan në aftësitë e mia dhe më sollën këtu. Jam i lumtur që jam pjesë e këtij projekti, do të bëj gjithçka për të ndihmuar deri në fund të këtij sezoni, besoj se do të arrijmë rezultatet që të gjithë dëshirojmë. Më duhet të pranoj që pas gjithçkaje që më ndodh, nuk jam ende 100% i gatshëm fizikisht, sepse kam shumë kohë që stërvitem individualisht. Megjithatë, mund t’ju premtoj të gjithëve se do të jap 100% të vetes që kjo skuadër të qëndrojë në ligë. Unë dhe shokët e mi të skuadrës do të bëjmë gjithçka që kjo të ndodhë,” ka thënë mes tjerash Bardhi.
Kapiteni i përfaqësueses së Maqedonisë, ishte në terren për 7 minuta në sfidën e fundit kundër Eujpsporit, të cilët Bodrumspori e humbi me rezultat minimal (0-1).

