Mërgim Berisha u largua nga Hofenheim pas një viti e gjysmë qëndrim dhe është rikthyer te Augsburgu si huazim me të drejtë blerje në fund të sezonit për tetë milionë euro.

Për transferimin e sulmuesit kosovar në garë ishte edhe skuadra angleze Lids Junajtid, por në fund Berisha vendosi të rikthehet te skuadra e Bundesligës.
Interesim kishte shprehur edhe skuadra italiane Monza si dhe dy klubet tjera gjermane si Verder Bremen dhe Union Berlin. 26-vjeçari i kreu vizitat mjekësore dhe pak më parë u prezantua nga Augsburgu.

