Humbja e djeshme e Tottenham në shtëpi ndaj Leicester me shifrat 1-2 mund të jetë ndeshja e fundit për Ange Postecoglou në krye të klubt londinez.

Mediat britanike raportojnë se bordi i Tottenham po shqyrton pozicionin e Postecoglou dhe me shumë mundësi pritet shkarkimi i tij brenda javës. Tottenham renditet në vendin e 15-të me 24 pikë, shumë larg pritshmërive në fillim të sezonit.
Humbja e djeshme ndaj Leicester duket se ka mbushur kupën, ndaj dhe kanë filluar të përmenden emrat e parë për të zëvendësuar Postecoglou. Kandidati favorit është Erik ten Hag, i cili vjen pas një përvoje jo të mirë te Manchester United.
Holandezi u shkarkua pak javë më parë nga “Djajtë”, pas një periudhe ulje-ngritjesh. Përvoja dhe aftësia e holandezit për të rindërtuar skuadrën mund të jenë kyçe në vendimin e Tottenham-it, pasi drejtuesit e klubit londinez kërkojnë stabilitet dhe rezultate të menjëhershme. Megjithatë, klubi nuk ka marrëende një vendim përfundimtar dhe për momentin në krye të skuadrës mbetet Postecoglou, por është e sigurt që 59-vjeçari i ka ditët e fundit në Londër…

