Geri Nevill kundër këmbimit të futbollistëve mes Man. Junajtedit dhe Çellsit

Dy gjigantët anglezë po bisedojnë në mënyrë që Alehandro Garnacho t’i bashkohet Çellsit, derisa francezi Kristofer Nkunku të kaloj në “Old Traford”. Legjenda angleze Gari Neville ka thënë se nuk e kupton këtë shkëmbim mes dy klubeve.

“Nuk e kuptoj për Junajtedin. Nkunku mezi goditi topin, ai kishte lëndimin kur erdhi për herë të parë dhe u përpoq të dilte në Çellsi”, tha Nevill për NBC.

“Nuk po them se Garnacho është lojtari më i mirë në botë, ai duhet të qëndrojë në Manchester United, por nëse ata marrin para të mira për të, kjo mund të funksionojë. Por për ta shkëmbyer atë me Nkunku, do të më duhej të thosha se nuk është një lëvizje që do ta bëja nëse do të isha Man. Junajtedi. Unë mund ta kuptoj pse do ta bënit nëse do të ishit Çellsit”, ka deklaruar Neville.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close