Atdhe Nuhiu emërohet ndihmëstrajner i Përfaqësueses së Kosovës 

Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur emërimin e Atdhe Nuhiut si ndihmëstrajner në Përfaqësuesen A.

Ky hap është pjesë e strategjisë së FFK-së për përfshirjen e ish-futbollistëve të Përfaqësueses në strukturat drejtuese dhe stafet teknike, me qëllim që përvoja e tyre të përcillet tek brezat e rinj.

Nuhiu, ish-sulmuesi i njohur me një karrierë të pasur ndërkombëtare, tashmë ka fituar përvojë si trajner në ekipin austriak SC Rheindorf Altach. Tani, si pjesë e stafit të përzgjedhësit Franco Foda, pritet të sjellë një vlerë të shtuar për ekipin e Kosovës.

Kujtojmë se javët e fundit FFK ka angazhuar edhe Hekuran Kryeziun dhe Anel Rashkajn si ndihmëstrajnerë të Kombëtareve U21 dhe U19, ndërsa Samir Ujkani vazhdon të shërbejë si zëvendësdrejtor i Kombëtares A.

Kjo është një tjetër lëvizje premtuese nga FFK për të fuqizuar ekipet kombëtare!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close