Përforcimi i tretë për Juve vjen nga Anglia, sot janë vizitat mjekësore

Juventus është gati të “përqafojë” përforcimin e tretë të merkatos së dimrit. Pas Alberto Kosta dhe Randal Kolo Muani, sot pritet zyrtarizimi i Renato Veiga. Mbrojtësi portugez në pronësi të Chelsea ka mbërritur dje vonë në Torino.

Lojtari do të mbërrijë në formë huazimi deri më 30 qershor pa asnjë mundësi blerjeje apo detyrimi, për një marrëveshje totale me vlerë 5 milionë euro. Sot lojtari do t’i nënshtrohet testeve të zakonshme mjekësore në JMedical.

Veiga, 21 vjeç, luan në krahun e majtë. Ai i bindi drejtuesit e Juventus sepse mund të mbulojë pozicione të ndryshme. Roli i tij i preferuar është ai i qendërmbrojtësit, por ai mund të luajë edhe si mbrojtës i majtë apo mesfushor dhe falë aftësisë së tij me topin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close