Formati i ri i Ligës së Kampionëve, 2 shorte për 3 javë

Liga e re e Kampionëve po ofron emocion të ri me formatin që po aplikohet për herë të parë sivjet. Të premten, më 31 janar në Nion do të hidhet një short i ri në Ligën e Kampionëve.

Shorti do të vlejë për skuadrat që nuk janë klasifikuar në pjesën e lartë tabelare. Ekipet mund të përballen me një ekip tjetër nga e njëjta federatë kombëtare në play-off-in e eliminimit.

Klubet gjithashtu mund të përballen me rivalët që kanë hasur gjatë fazës së Ligës. Ndeshjet kualifikuese të play-off mbahen për dy javë:

Ndeshjet e para: 11/12 shkurt 2025

Ndeshjet e kthimit: 18/19 shkurt 2025.

Në parim, çdo klub do të luajë të martën dhe të mërkurën. Më 21 shkurt do të hidhet shorti i 16-finaleve, çerekfinaleve dhe gjysmëfinaleve , pra e gjithë tabela e të tre garave

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close