Shkëndija e Tetovës ka fituar 4:0 miqësoren ndaj Bellasicës, në kuadër të fazës përgatitore dimërore.

Pjesa e parë e takimit u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa të gjithë golat u shënuan gjatë pjesës së dytë.
Goli i parë u shënuan nga Cake në minutën e 62-të ndërsa dy golat e radhës u realizuan nga Ibraimi.
Ndërkaq, golin e katërt për kuqezinjtë tetovarë e shënoi Ramadani në minutën e 86-të.

