Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku, gjendet me skuadërn e Rubin Kazanit jashtë Rusisë, duke u përgatitur për pjesën tjetër të sezonit.

Ai ka takuar një legjendë futbolli. Bëhet fjalë për Dimitar Berbatovin.
Daku thotë se ishte tejet i lumtur që takoi ish-sulmuesin e Mançester Junajtedit. “I lumtur që e takova, një nga lojtarët më të këndshëm për t’u parë”, ka shkruar Daku në rrjetet sociale

