Dy ditë pasi portali Sportmania raportoi ekskluzivisht për transferimin e sulmuesit 20-vjeçar Besar Guxhufi te Partizani, tashmë gjithçka është zyrtarizuar. Sulmuesi, pjesë e ekipit përfaqësues U-21 të Maqedonisë së Veriut, ka firmosur një kontratë afatgjatë me të kuqtë, e vlefshme deri në vitin 2029.

Guxhufi, i cili është rritur në akademinë e FC Shkupit dhe ka pasur eksperienca te skuadra e 19-vjeçarëve të Besiktas, është përforcimi i radhës i Partizanit në këtë merkato dimri. Ai shihet si një talent premtues që pritet të japë kontribut të rëndësishëm për ekipin kryeqytetas në synimet për vazhdimin e sezonit.
Sportmania mbetet vendi ku lajmet vijnë para se të ndodhin!

