Kiesa largohet nga Liverpulli, në garë vihen 3 klube nga Italia dhe një nga Spanja  

Federiko Kiesa do të largohet nga Liverpulli vetëm pas gjashtë muajve qëndrim në “Anfield”.

Italiani ka dështuar plotësisht të përshtatet me futbollin anglez dhe do të largohet nga Liverpooli pa lënë gjurmë. Sulmuesi anësorë ka zhvilluar vetëm një ndeshje në Ligën Premier dhe në total ka katër paraqitje për “The Reds”.

Liverpulli dhe Napoli kanë hapur bisedimet për huazimin e italianit te lideri aktual i Serie A. Megjithatë në garë për lojtarin janë futur edhe dy klubet tjera të mëdha italiane si Inter dhe Atalanta.

Lideri aktual i Ligës Preimer, Liverpulli është gati ta lejoj huazimin e italianit, por vetëm nëse klubi që do t’i fitojë shërbimet e tij do ta ketë obligimin e blerjes në fund të sezonit për 25 milionë euro. Interesim për sulmuesin italian ka shfauqr edhe gjiganti spanjoll Atletico Madrid. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close