Messi zbulon emrat e tre portierëve më të mirë gjatë karrierës së tij

Sulmuesi argjentinas, Lionel Messi ka ndarë mendimet e tij për portierët që i konsideron më të mirët gjatë karrierës së tij. Messi është padyshim njëri nga lojtarët më të mirë në histori të futbollit dhe për shumë kë më i miri ndonjëherë.

Gjatë karrierës së tij rreth 20-vjeçare në nivele të larta, Messi është përballur me kundërshtar nga më të fortit. Sulmuesi i Inter Majamit ka zbuluar dy portierët më të mirë, teksa më vonë ia ka shtuar edhe një emër të tretë.

Portieri më i mirë? Unë kam luajtur kundër kaq shumë portierëve, por nëse do të më duhej të zgjidhja një… do të thosha Xhanluixhi Bufon dhe Manuel Nojer. Nuk e di, ka kaq shumë portierë, por ata të dy janë më të mirët. Do të shtoja edhe Iker Kasillasin në atë listë”, ka thënë Messi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close