KF Arsimi po vazhdon përforcimet për vazhdimin e kampionatit dhe është shumë pranë finalizimit të marrëveshjes me mbrojtësin me përvojë, Stojan Stojcevski. Ky do të jetë transferimi i radhës për ekipin verdh e zi, pas prezantimit të sotëm të mesfushorit Maliq Beluli.

Stojcevski është një emër i njohur në futbollin vendor, me një karrierë të pasur në eliten e futbollit maqedonas, duke luajtur për skuadra si Sileksi, Rabotnički, Makedonija Gj.P., Bregallnica, Brera dhe Vardari. Eksperienca e tij pritet të jetë një shtysë e madhe për skuadrën e Arsimit në garat e ardhshme.
Arsimi vazhdon të tregojë ambicie të mëdha me përforcimet e fundit, duke synuar rezultate sa më të mira në vazhdim të sezonit.

