KF Arsimi vazhdon përforcimet për sezonin aktual duke prezantuar mesfushorin e ri, Maliq Beluli. Futbollisti me përvojë i bashkohet skuadrës verdh e zi, duke sjellë eksperiencë dhe kualitet në mesin e fushës.

Beluli te Arsimi kalon nga KF Besa, ndërsa më herët ka qenë pjesë e ekipeve si Gostivari, Vllaznia, Ferizaj, Genc Kalemler dhe Skopje, duke dëshmuar veten si një lojtar me ndikim në çdo ekip ku ka luajtur.
Klubi i Arsimit e konsideron këtë transferim një lëvizje të rëndësishme për fuqizimin e skuadrës dhe pret që Beluli të luajë një rol kyç në sukseset e ardhshme.

