Mesfushori shqiptar humb ndeshjen e radhës të Leçes ndaj Komos

Në momentin më të mirë që po kalonte me skuadrën e Leçes, Medon Berisha u ndal pasi pësoi një dëmtim në stërvitje, gjë që bëri që mesfushori shqiptar të mungojë në sfidën ndaj Komos.

Ekipi i Leçes ka njoftuar se 21-vjeçari kuqezi i është nënshtruar testeve mjekësore. Rezonanca e kryer për shkallën e dëmtimit të Berishës nxorrën në pah një lëndim të muskulit të kofshës së djathtë.

Pritet pas disa ditësh të bëhet e ditur koha e rikuperimit të Medon Berishës. Një gjë e sigurt është se mesfushori i kombëtares shqiptare do të jetë jashtë fushave të lojës për disa javë të paktën.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close