Sallah vendos rekord te Liverpulli, bëhet golashënuesi i katërt

Në ndeshjen e tij të 373-të për klubin e Liverpullit, sulmuesi egjiptian Mohamed Salah shënoi golin e tij të 228-të dhe të 229-të duke realizuar një dopietë kundër Tottenham Hotspur. Me këtë arritje, Sallah e kaloi legjendën Billi Lidell, i cili përfundoi karrierën e tij me Liverpullin me 228 gola nga 534 paraqitje mes viteve 1946 dhe 1960.

Rekordi i jashtëzakonshëm i Sallahut që kur mbërriti në “Merseyside” në vitin 2017 përfshin:

170 gola në Premier League

44 gola në Ligën e Kampionëve

6 gola në FA Cup

5 gola në Europa League

3 gola në League Cup

1 gol në Community Shield

Tani, vetëm tre lojtarë kanë shënuar më shumë gola për Liverpullin se numri aktual 11 – Jan Rash (346), Roxher Hant (285) dhe Gordon Hoxhson (241).

Golashënuesit më të mirë të Liverpullit në histori

Jan Rash – 346

Roxher Hant – 285

Gordon Hoxhson – 241

Mohamed Sallah – 229

Billi Lidell – 228

Stiven Xherard – 186

Robie Fouler – 183

Keni Dalglish – 172

Majkëll Ouen – 158

Hari Çembers – 151

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close