E ardhmja e Nojerit, portieri mund të rinovojë me Bajernin deri në vitin…

Anëtari i Bajern Mynih, Maks Eberl, ka konfirmuar se klubi është afër marrëveshjes për një kontratë të re me Manuel Nojer.

Raportet kanë qarkulluar kohët e fundit se kapiteni dhe bavarezët janë afër marrëveshjes për një zgjatje të kontratës deri në vitin 2026. Duke folur në një konferencë për shtyp të enjten, Eberl, konfirmoi se bisedimet mes palëve janë në fazën përfundimtare.

“Bisedimet po shkojnë patjetër në drejtimin që ne mund të imagjinojmë. Tani na mbetet vetëm të sqarojmë dhe diskutojmë detajet e fundit”, tha Maks.

Nojer, 38 vjeç, ka qenë me gjigantët gjermanë që nga viti 2011 dhe ka bërë 540 paraqitje për klubin. Ai aktualisht është jashtë fushës për shkak të një brinje të thyer. Në këtë edicion paraqitjet e Mnauelit nuk kanë qenë në nivelin e lartë, aty ku herë pas herë nuk kanë munguar as kritikat në adresim të kapitenit, sidomos pas ndeshjeve me Aston Vilën, Barcelonën dhe Frankfurtin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close