Everton u shpëtua nga një kolaps total financiar pasi klubi i Premierligës nga Liverpulli njoftoi se ka pronarë të rinj, përkatësisht grupin amerikan “Friedkin”.

Bëhet fjalë për një familje që drejton prej disa vitesh klubin e Seria A, AS Roma, dhe amerikanët vendosën të hyjnë në Premier Ligën e Anglisë, duke u bërë pronarë dominues të klubit të “Gudison Park”.
Evertoni është përballur me probleme të mëdha financiare nën drejtimin e Farhad Moshirit, i cili ka bërë disa përpjekje të pasuksesshme për të shitur klubin vitin e fundit. Kontrata mes Moshirit dhe Friedkin u nënshkrua më 23 shtator, por sot ajo u miratua zyrtarisht nga autoritetet angleze dhe Premier Liga, e cila i shpëtoi nga falimentimi, diçka që i kërcënoi seriozisht si një skenar i zi nëse jo nuk gjejnë një blerës të ri në tre muajt e ardhshëm.
Jozyrtarisht, grupi “Friedkin” pagoi 400 milionë paund për shumicën e aksioneve në Everton.

