Rezultatet e shkëlqyera të fundit të Çellsit kanë rënë papritur në plan të dytë, pasi mediat ukrainase njoftuan se reprezentuesi i Ukrainës, Mihailo Mudryk, ka rezultuar pozitiv në testin e dopingut.

Sipas informacioneve, ai në një kampion të dhënë në tetor ka rezultuar pozitivisht me A-test dhe së shpejti duhet të bëjë B-test, pas së cilës do të përcaktohet fajësia.
Hera e fundit që Mudryk luajti për Çellsin ishte më 10 nëntor dhe më pas ose mbeti në stol ose klubi njoftoi se ishte i sëmurë.
Ukrainasi erdhi te Çellsi në janar të vitit 2023 nga Shakhtar për 70 milionë euro dhe ka 28 paraqitje dhe tre gola për kombëtaren e tij.

