Dushan Vlahoviç, u gjend në qendër të vëmendjes në Itali, pas incidenteve në ndeshjen e së shtunës kundër Venecias së vendit të fundit (2-2).

Pas përfundimit të ndeshjes, futbollistët e vendasve iu drejtuan tribunes ku ishin tifozët më besnikë të Zonjës së Vjetër. Mirëpo në vend të mbështetjes, ata morën një ortek fyerjesh. Më shumë kritika ka pësuar sulmuesi serb, i cili sipas mediave italiane ka marrë kërcënime me vdekje.
Siç raporton “Gazeta dello Sport”, njësitë speciale për hetime dhe operacione kanë nisur hetimet ndaj një tifozi që kërcënoi jetën e Vllahoviqit pas ndeshjes. Hetimi përfshin analizën e pamjeve video nga tribuna për identifikimin e autorit.
Barazimi ndaj Venezias ishte barazimi i katërt radhazi për Zonjën e Vjetër. Vlahoviç shënoi gol në minutën e katërt të shtesës, duke shpëtuar Juventusin nga disfata. Serbi është golashënuesi më i mirë i Juventusit këtë sezon, me 11 gola në 19 ndeshje.

