Revolucion te “Djajtë e Kuq”, gjysma e ekipit në shitje në janar!?

Man. Junajtedi është mësuar të jetojë në një krizë të vazhdueshme. Dhe në këtë fazë pashmangshëm do të kalojë edhe Ruben Amorim. Trajneri i ri nuk ka patur fillim të lehtë dhe me këtë situatë mund të përballet në vazhdimësi.

Tregu i janarit pritet të shfaqë revolucionin që Amorim dëshiron tek Junajtedi. Thuajse gjysma e lojtarëve të skuadrës janë në shitje në bazë të planit të tij. Këtu nuk kursehen as yje si Rashford, Meguajer, Kasemiro e Entoni. Trajneri portugez ka një model loje mjaft karakteristik që kërkon disa profile specifike.

Kobie Mainoo, Mazraoui, Amad Diallo, De Ligt dhe Joro janë thuajse të vetmit që janë të paprekur nga trajneri i ri. Për më tepër, pagat e mëdha janë problemi i madh për shumicën e lojtarëve që kanë krahasuar me performancat./Indeksonline/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close