Deko sqaron çështjen me regjistrimin e Dani Olmos pas 31 dhjetorit

Deko, drejtori sportiv i Barcelonës, pas fitores 3-2 të ekipit katalanas në fushën e Borusia Dortmund, foli për çështjen “Dani Olmo”. Ai sqaroi situatën kontraktuale të Dani Olmos, i regjistruar përkohësisht deri më 31 dhjetor falë zëvendësimit të Andreas Kristensen për shkak të dëmtimit.

Nuk ka asnjë vend për panik apo shqetësim. Sigurisht që do të mund ta regjistrojmë Dani Olmo për pjesën e mbetur të sezonit. Gjithçka është në rregull, asnjë nga tifozët të mos shqetësohet”, u shpreh Deko.

Për mënyrën se si Barça do ta menaxhojë regjistrimin e Olmos.

Këto janë çështje të brendshme. Lojtari është i qetë, ne gjithshtu. Unë jam këtu për të folur për futbollin dhe ju sqaroj se Olmo do të luajë deri në fund të sezonit,” shtoi Deko.

Në lidhje për merkaton e mundshme në janar.

Për momentin nuk mund të them asgjë apo të flas për këtë çështje. Skuadra po bën mirë. Është normale të kalosh periudha të vështira në një sezon të gjatë dhe kërkues,” tha në fund drejtori sportiv i Barcelonës, Deko.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close