Austriaku te Bajern Munihu refuzoi ofertën e “Djajve të Kuq”

Mbrojtësi 27-vjeçar austriak Konrad Laimer ka refuzuar transferimin te skuadra e Man.Junajted. Aktualisht luan me Bajern Munihun, ku këtë sezon është aktivizuar në 16 ndeshje, duke mos gjetur shumë hapësira. Sipas “Sport Bild”, skuadra angleze kishte kërkuar lojtarin në formë huazimi në janar.

Ka qenë vetë Laimer ai që nuk ka pranuar të transferohet në “Old Trafford”, duke i komunikuar trajnerit Vinsent Kompani se dëshiron të qëndrojë me bavarezët deri në fund të sezonit.

Austriaku ka një kontratë deri në vitin 2027 me Bajernin dhe kostoja e kartonit të tij shkon rreth 25 milionë euro. Ai është aktivizuar në 59 ndeshje dhe ka realizuar një gol me fanellën e Bajern Munihut.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close