Ylli argjentinas zbulon dy personat që e ndihmuan te Barcelona

Lionel Messi gjatë një interviste për “MD”, ka zbuluar dy emra që i ndihmuan atij të përshtatet me futbollin në Barcelonë dhe të bahet një yll i madh.

Lojtari i tanishëm i Inter Majamit tha se dyshja, Pep Guardiola dhe legjenda braziliane, Ronaldinjo, ishin ata dy emra që i ndihmuan atij për t’i arritur majet e suksesit.

“Janë dy persona te Barcelona që kishin impakt të madh. I pari është Pep Guardiola, me të cilin fituam gjithçka dhe i dyti është Ronaldinjo që më ndihmoi shumë”, u shpreh Messi për “MD”.

Kujtojmë që Lionel Messi me klubin katalunas i fitoi të gjitha trofetë e mundshme. Ai tani është në Inter Majami në Amerikë, kurse synon të jetë prezent edhe në Kupën e Botës 2026, që mbahet në Meksikë, Kanadë dhe Amerikë./Indeksonline/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close