Një yll I Premier Ligës është në listën e ngushtë të objektivave të mesfushës së Man. Sitit, pasi planet e klubit për janarin janë zbuluar. Siti do të jetë aktiv në afatin kalimtar të janarit, pasi kërkon të zëvendësojë të dëmtuarin Rodri, i cili ka mbetur jashtë për gjithë sezonin shkaku i një dëmtimi në gju.

Disa emra janë lidhur me një lëvizje në “Etihad” pasi Pep Guardiola kërkon të përforcojë opsionet e tij në mesfushë përpara gjysmës së dytë të sezonit. Sipas “Daily Mail”, Bruno Guimaraes është në listën e dëshirave të transferimeve të Man. Sitit, me Guardiolën që mendohet se ka ‘insistuar në përfshirjen e tij’.
Guimaraes, 27 vjeç, ka luajtur për Njukasëllin që nga transferimi i tij prej 40 milionë funtesh nga Lion në janar të vitit 2022. Reprezentuesi brazilian ka rritur reputacionin e tij që kur u transferua në Premier Ligë, duke i lënë përshtypje menaxherit spanjoll.
Thuhet se Siti mund të testojë vendosmërinë e Njukasëllit për Guimaraes pasi “blutë” kërkojnë të nënshkruajnë ‘të paktën një’ mesfushor në janar.
Sipas raportit, Guardiola e do Guimaraesin dhe Siti ishte gati të bënte një lëvizje edhe verën e fundit, por tani do ta kërkoj me ngulm pasi klauzola e lirimit prej 100 milionë ka skaduar.
Mesfushori brazilian ka më shumë se tre vjet në marrëveshjen e tij ekzistuese, kështu që Njuaskëll do të ishte në një pozicion të fortë për të marrë një tarifë të lartë nëse vendosin të shesin njërin nga lojtarët kryesor

