Mitaj shpallet protagonist i ndeshjes, pas asistit në golin e parë ndaj Al Fateh

Mario Mitaj ishte protagonist me “Al Ittihad”, teksa dhuroi asist në fitoren 2-0 ndaj Al Fateh.

Pas ndeshjes, mbrojtësi kuqezi bëri një postim në rrjetet sociale, ku e cilësoi suksesin si të rëndësishëm dhe natyrisht, nuk hezitoi të falënderonte tifozët.

“Fitore e rëndësishme, shpirt i madh skuadre. Vazhdojmë kështu. Faleminderit për mbështetjen e mrekullueshme tifozë”– shkruan ai.

Mitaj u vlerësua, si lojtari i ndeshjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close