VIDEO / Futbollistët e Lesterit festuan shkarkimin e trajnerit Stiven Kuper!?

Stiven Kuper nga mbrëmë nuk është më trajner i Lesterit pasi që drejtuesit e klubit vendosën të ndërpresin bashkëpunimin, pas katër humbjeve radhazi.

Edhe pse ishte kampion në Premier Ligë, Lester nuk është një klub i njohur botëror, por sot ishte në qendër të vëmendjes, jo për shkak të dorëheqjes së Kuperit, por për shkak të reagimit të lojtarëve. Largimi i ekspertit uellsian u festua me bujë në një klub nate në Kopenhagë. Janik Uestergard, Viktor Kristiansen dhe Hari Vinks ishin në plan të parë, me mbishkrimin “Enzo, na mungon”, kushtuar ish-menaxherit të Lesterit, Enzo Mareska.

https://x.com/The_Forty_Four/status/1860768174821544381

Kuptohet që Kuper nuk arriti të vendoste autoritet mes lojtarëve dhe nuk është çudi që ai ka ra në “grackë” prej tyre, siç ndodh shpesh kur futbollistët nuk janë të kënaqur me punën dhe qëndrimin e trajnerit të tyre. Situata shkaktoi skandal në ishull, tifozët e Lesterit dënuan sjelljen e lojtarëve dhe i quajtën të padenjë për të veshur fanellën e këtij klubi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close