Trajneri italian Karlo Ançelotti ka kontratë me Real Madridin deri në fund të sezonit të ardhshëm, pra në qershor të vitit 2026, por gjiganti spanjoll tashmë po mendon për zëvendësimin e tij.

Presidenti i “Mbretërve”, Florentino Perez, ishte në kërkim të një kandidati për të pasuar Ançelotin dhe me sa duket gjeti një zgjidhje ideale për postin e trajnerit.
Gazetari Fabrizio Romano raportoi se Perez e konsideron strategun e Bajer Leverkuzenit, Çabi Alonso, si kandidatin ideal për këtë pozicion.
Alonso ka veshur fanellën e “Mbretërve” nga viti 2009 deri në vitin 2014 si futbollist, ndaj tani mund të rikthehet në skuadër si trajner.

