Man. Junajted kërkon 17 vjeçarin e Sporting Lisbonës

Man. Junajted po përpiqet të sigurojë një marrëveshje me anësorin 17-vjeçar portugez të Sporting, Geovani Kuenda. Lajmi është konfirmuar nga e përditshmja portugeze “A Bola”.

Kuenda ka një klauzolë lirimi prej 100 milionë euro, por Junajted do të testojë situatën me një ofertë fillestare prej 40 milionë euro. Ai që e krëkon talentin është trajneri Ruben Amorim, që e ka trajnuar deri dy javë më parë.

“Unë nuk do të kërkoj lojtarë nga Sporting në merkaton e janarit, por nuk e di se çfarë do të ndodhë verën e ardhshme. Duroni deri në verë. Lojtarët e Sporting janë futbollistë shumë të mirë. Nuk e di, të shohim”, tha Amorim.

Quenda mbush 18 vjeç prillin e ardhshëm, por interesi i United për lojtarin ka qenë kohë para se të vinte Amorim. Ndaj dhe “Djajtë e Kuq” duan ta marrin lojtarin që në janar, duke e lejuar që të luajë në Portugali deri në fund të sezonit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close