Hari Kejn: Turp i madh, kombëtarja është para çdo gjëje

Hari Kejn ka rrëfyer se ka mbetur i zhgënjyer me numrin e madh të lojtarëve që janë tërhequr nga kombëtarja e Anglisë këtë javë (9 të tillë) para ndeshjeve tëLigës së Kombeve. Kapiteni i Anglisë u ka kujtuar lojtarëve se kanë harruar rëndësinë e përfaqësimit të vendit të tyre.

“Mendoj se kombëtarja është para çdo gjëje. Anglia është para klubit, është gjëja më e rëndësishme për një futbollist profesionist. Gareth Southgate solli gëzimin për të luajtur për Anglinë përsëri. Ai nuk kishte frikë të merrte vendime nëse kjo dëshirë fillonte të ndihej te disa lojtarë”, tha Harry Kejn.

I pyetur nëse edhe ai mendonte të qëndronte pushim këtë javë, Kane ishte decid.

“Është turp, padyshim. Është një periudhë e vështirë e sezonit dhe ndoshta ata kanë përfituar pak. Nuk më pëlqen shumë të largohem, të jem plotësisht i sinqertë. Anglia është para çdo gjëje dhe çdo situate klubi” tha në fund Kejn.

Aaron Ramsdejll, Trent Aleksander-Arnold, Levi Kolvill, Deklan Rajs, Bukajo Saka, Koll Palmer, Xhek Grislish dhe Fill Foden u tërhoqën fillimisht nga skuadra, ndërsa Xharad Brantuajt braktisi ekipi e “3 luanëve” të mërkurën. Anglia do të luajë ndaj Greqisë në Athinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close