Sallah dhe Liverpulli, ende larg marrëveshjes së re

Mohamed Sallah po kalon në një super formë me Liverpullin këtë sezon. Mirëpo, kontrata e egjiptianit do të skadojë verën e ardhshme dhe siç ka raportuar gazetari gjerman Florian Plettenberg, Sallah dhe drejtuesit e Liverpoullit janë ende në bisedime për një kontratë të re të mundshme pas vitit 2025.

Megjithatë, ende nuk është arritur marrëveshje, pasi të dyja palët mbeten shumë larg dhe si destinacione të mundshme për sulmuesin e Liverpullit shihen Arabia Saudite si edhe qëndrimi në Evropë.

Mohamed Sallah, këtë sezon ka shënuar 10 gola dhe 10 asiste në 17 paraqitje në të gjitha garat.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close