Real Madridi zgjedh çështjen e qëndërmbrojtësit në muajin janar?

Real Madrid mund të nënshkruajë me mbrojtësin gjerman Xhonatan Tah në muajin janar, raporton gazetari gjerman Florian Pletenberg. Mbrojtësi gjermani është në listën e ngushtë të “Los Blankos” për të forcuar pozicionin e qendërmbrojtësit.

Marrëveshja aktuale e Tah me Bajer Leverkuzenin skadon verën e ardhshme. Ai ka treguar publikisht se nuk do të nënshkruajë një kontratë të re.

Barcelona dhe Bajern Munihu janë gjithashtu të interesuar për transferimin e 28-vjeçarit, por si lojtar i lirë verën e ardhshme. Kampioni aktual i Evropës është gati të paguaj një shumë rreth 7 milionë euro në muajin janar për transferimin e Tah-ut.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close