Te Juventus kanë dy prioritete për merkaton e janarit: Një qendërmbrojtës dhe një sulmues. Nëse për të parin gjithnjë në krye të listës është Milan Skriniar, së fundi bardhezinjtë po punojnë për të rikthyer në Serie A sulmuesin Xhoshua Zirkzee. Ai u transferua këtë verë te Man. Junajted, por debutimi dhe ecuria me “Djajtë e Kuq” nuk ka shkruar ashtu sikurse pritej. Ndaj, ai mund të largohet në janar në formë huazimi dhe Juventus po mendoj ta aktivizojë si zëvendësuesin e Vllahoviçit.

Sipas “Tuttosport”, Xhiuntoli ka nisur nga puna për t’i rikthyer Tiago Mota, xhevahirin me të cilin shkëlqyen vjet te Bolonja, duke shkuar deri në Ligën e Kampionëve. Trajneri e njeh mirë lojtarin dhe synon ta ketë sërish në dispozicion.
Duket se te Man. Junajted janë dakord për këtë transferim, madje po mendohet për një shkëmbim me “bardhezinjtë”. Trajneri i sapoardhur Amorim synon Danilo-n, që nuk preferohet shumë nga trajneri Mota, ndaj mund të ndodhë shkëmbimi.
Danilo dikur ka luajtur me Man. Sitin, por tani braziliani mund të rikthehet në Mançester, por me “Djajtë e Kuq”. Duket se të gjithë janë të interesuar që ky shkëmbim të ndodhë, ndaj në janar pritet finalizimi i tij.

