Al Hilal merr frymë lirshëm, Nejmar do të mungojë vetëm 2 javë

Futbollisti i Al Hilal, Nejmar, do të mungojë në fushë për të paktën dy javë për shkak të një lëndimi muskulor, ka thënë trajneri i klubit të Riadit, Horge Hesus.

Nejmar u lëndua në ndeshjen e xhiros së 4-të të Ligës së Kampionëve të Azisë kundër Esteghlal. Ai hyri në lojë në minutën e 58-të, por u zëvendësua në minutën e 87-të për shkak të një dëmtimi muskulor.

Ai ka dhimbje muskujsh, nuk e di për sa kohë nuk do të mund të stërvitet. Ai do të marrë një pushim për të paktën dy javë,” tha mes tjerash Hesus.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close